Ështe lider në projektimin, prodhimin, asemblimin, dhe montimin e produkteve të aluminit, duke qenë kompania më inovative në tregun shqiptar dhe atë ballkanik.
Studio Pespa, është e përbërë nga një ekip profesionistësh të dedikuar me arkitektë, inxhinierë prodhimi dhe zbatimi, topografë, ekspertë në fushën e tyre. Menaxhon projektet nga kontakti i parë me klientin deri në dorëzimin e projektit të realizuar duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe mbështetje të plotë për klientët tanë sidomos ne zgjidhjet teknike të produkteve në fushën e aluminit.
Disa nga funksionet kryesore te studios jane:
Analizimi dhe vlerësimi i projekteve për të siguruar që të gjitha kërkesat dhe specifikimet teknike të projektit, të jenë të qarta dhe të realizueshme.
Përgatitja e ofertes së detajuara për klientët, duke përfshirë koston, kohën e realizimit te projektit, dhe burimet e nevojshme për implementimin e projektit
Kryerja e matjeve precize në kantier, me pajisje profesionale të avancuara, për të siguruar që projekti të jetë i saktë dhe në përshtatje me zhvillimin real të projektit.
Bashkëpunimi i studios së projektimit Pespa, me topografin, dhe me inxhinierin e zbatimit të klientit është e një rëndësie të vecantë, me qellimin e realizimit që në fazen fillestare të një projekti te qartë të prodhimit dhe zbatimit.
Zhvillimi i dizajneve inovative dhe funksionale që plotësojnë kërkesat e klientit dhe standardet më të mira arkitekturore dhe të industrisë.
Bashkëpunimi i ngushtë me klientët për të siguruar që dizajnet të reflektojnë vizionin dhe kërkesat e tyre.
Në rastet kur projekti kërkon një zhvillim të një produkti te ri, përvec projekimit të sistemit, Studio Pespa, në bashkëpunim me studio partnere të certifikuara dhe të akredituara në shtete te ndryshme europiane dhe jo vetëm, garanton kryerjen e kalkulimeve statike, të termoizilimit, testime sizmike dhe akustike
Realizimi i prototipit të produktit kryhet brenda një kohe shumë të shkurtër, për tu prezantuar për miratim nga klienti.
Studio Pespa, monitoron dhe koordinon implementimin e projektit ekzekutiv, në repartet e prodhimit të fabrikës Pespa, në mënyrë që të zbatohet cdo detaj i projektit sipas planit.
Sigurohet që të gjitha materialet dhe komponentët të jenë të cilësisë më të lartë dhe të përputhen me kërkesat teknike.
Mbikqyr optimizimin e materialeve nga inxhinieret e prodhimit, afati i prodhimit, kontrolli i cilesisë përgjatë dhe pas cdo faze prodhimi, kodifikimi sipas projektit, paketimin dhe logjistikën.
Planifikimi dhe Koordinimi: Planifikimi i detajuar dhe koordinimi i të gjitha fazave të projektit për të siguruar realizimin sipas planit të ekzekutimit dhe brenda afateve të përcaktuara.
Mbikëqyrja në Kantier: Bashkëpunimi me Menaxherin e Projektit, që mbikqyr në mënyre të vazhdueshme ecurinë e punimeve, për të siguruar që çdo fazë e projektit të realizohet sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë në punë.
Kjo strukturë dhe metodologji e punës siguron që çdo projekt të përmbushë pritshmëritë e klientëve tanë dhe të realizohet me standardet më të larta të cilësisë.